Zona rreth qytetit antik të Butrintit në jug të Shqipërisë nuk është vetëm strehë e një sërë speciesh globalisht të rrezikuara , por ka edhe një histori kulturore të pasur që justifikon njohjen e saj si sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Parku Kombëtar përfshin një diversitet natyror, gjysëm natyror dhe habitate artificiale si këneta me ujë të freskët, kallamishte, pyje dhe makje mesdhetare, fusha të mbjella, taraca me pemë frutore, po ashtu edhe ujëra bregdetar me brigje ranore dhe shkëmbore, toka të hapura etj. Këto habitate strehojnë një diversitet të madh kafshësh dhe bimësh, përfshirë këtu dhe ato me rëndësi kombëtare dhe globale, gjë që e bën Butrintin një nga zonat më të rëndësishme për biodiversitetin në Shqipëri.
|
Butrint, gropat arkeologjike | ![]() |
Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit – Kepin e Stillos – u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura). Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peisazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në në UNESCO. Parku natyror i ButrintitParku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike prej 1600 ha, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit. “Liqeni” ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa Kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë. Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër Liqenit të Butrintit dhe Kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në Detin Jon. Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik, një peisazh me monumente më të cilin u dashuruan Vizitorët e Mëdhenj të shekujve 18 dhe 19. Zona e Butrintit mban 16 specie në zhdukje të florës përfshirë këtu Agrimonia eupatoria, Capparis spinosa dhe Laurus nobilis.
|
Zona gjithashtu mban 12 specie të rralla si Alkan corcyrensis SE , Limonium anfracium dhe 4 lloje speciesh të jo mjat të njohura si Scobiosa epirota. Parku strehon specie globaisht të rrezikuara (dy në rrezik kritik, dy në rrezik dhe dhjetë të cënuara) te tilla si Rhinolophus dhe Myotis. Butrinti strehon 17% të specieve të Shqipërisë, parku është veçanërisht mbreslënës për amibët, zvarranikët, zogjtë dhe gjitarët e tij (përfshirë ujkun) dhe është vendi i vetëm në Shqipëri që strehon bretkosën Epirote, breshkën e familjes Testudinidae, boan e rërës dhe zhapikun Ballkanik të mureve. Gjiri i Butrintit dhe Këneta e Vrinës janë vende të rëndësishëm të ushqimit dhe folenizimit të shpendëve. Gjatë dimrit tufa lejlekësh përdorin ujërat e cekëta, duke përfshirë European curleë, qyrylikun këmbëqirizë, gjelezën pikaloshe, zogun e rërës etj. Në vitin 2003 u regjistrua si zonë Ligatinore Ramsari me rëndësi ndërkombëtare. Mitet dhe historia e ButrintitButrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjetë nga tempujt helenikë të shek. 4 para Kr. deri në kalatë osmane të fillimit të shek. 19. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali. |
Butrint, Teatri | Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjetë nga tempujt helenikë të shek. 4 para Kr. deri në kalatë osmane të fillimit të shek. 19. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali. Nga shekulli 4 para Kr., Buthrotum-i e kishte shtuar rëndësinë e tij dhe rreth vitit 380 para Kr. vendi u fortifikua me një mur të madh me pesë porta, duke përfshirë një hapësirë prej 4 hektarësh. |
Në vitin 228 para Kr., ai ra nën sundimin Romak, dhe në shek. e parë para Kr. u bë pjesë e provincës së Maqedonisë. Jul Cezari ngriti një koloni dhe vendosi veteranët e tij rreth vitit 45 para Kr., ndërsa Augusti dyfishoi madhësinë e qytetit dhe kolonizatorëve Romak. Ndërtesa të reja u ndërtuan përfshirë edhe një akuadukt, banjë romake, disa shtëpi, forumi dhe nimfeu. Në shek. 3 pas Kr., një tërmet shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit, pas të cilit filloi rënia e ngadalëshme por e pandërprerë e tij. Në fillim të shek. 6, Buthrotum-i u bë peshkopatë me ndërtime të reja përfshirë një baptister të madh (një nga ndërtesat paleokristiane më të mëdha të tipit të tij) dhe një bazilikë. Ai u drejtua nga bizantinët deri nduke qënë i pozicionuar në një pikë strategjike të rrugëve detare Adriatike – Joniane. Veçanërisht, Venedikasit dhe Osmanët luftuan për të (deri më 1796), derisa Shqipëria shpalli pavarësinë më 1912. |
Butrint, Pagëzimorja | ![]() |
Butrinti Helenistik - TeatriTeatri në Butrint është ndërtuar i mbështetur në shpatin e kodrës së Akropolit me pamje nga Kanali i Vivarit. Shfrytëzimi i shpatit natyror ofronte një zgjidhje praktike për vendin ku uleshin, dhe ky ishte një tipar i rëndomtë i teatrove antike greke. Teatri më i hershëm duket të ketë qenë shumë i vogël. U zmadhua në shek. 3 para Kr. dhe hapësira e ulëseve (cavea) u zgjerua deri te ndërtesa e thesarit. Ndenjëset ishin të organizuara sipas një hierarkie, me ulëset më të afërta me skenën të rezervuara për njerëzit më autoritarë. Rreshti i parë i ulëseve kishte pëpara vend pë t’i pushuar këmbët dhe ishte i dekoruar me këmbë të bukura të luanit, kurse pas ulëseve kishte blloqe të rrafshta. Perfomancat nuk duhet të kenë ndodhur në zonën e sheshtë rrethore (orchestra) por në skenën e ngritur (scaenae frons). |
Skena e ndërtesës është rimodeluar katërçipërisht gjatë periudhës romake, duke e bërë atë më të thellë dhe së paku dy kate më të lartë. Dy hapjet e mëdha që duken sot ishin hyrjet dhe daljet e performantëve, kurse këndet duhet të kenë pasur një mori statujash. Gjithashtu dhe auditori ishte më i zgjeruar në periudhën romake pasi i duhej të akomodonte popullatën në rritje të qytetit. Hyrjet në teatër nga të dy anët e skenës ishin të mbuluara me qemer. Është ende e kontestuar koha se kur doli teatri jashtë përdorimit, por ka të ngjarë që kjo të ketë ndodhur në antikitetin e vonë, ashtu siç ndodhi kudo në botën mesdhetare. Sigurisht që shkatërrimi i strukturave dhe ripërdorimi i tyre për qëllime të tjera duhet të ketë qenë një proces i stërgjatë.
|
Butrint, kulla mbrojtese | ![]() |
Krishtërimi i Hershëm në Butrint –PagëzimorjaNga shekulli 5 pas er. së re, krishtërimi po lulëzonte në Butrint dhe qyteti kishte peshkopin e tij. Baptisteri u ndërtua në çerekun e dytë të shek. 6 pas er. së re dhe mund të ketë qenë punë e artizanëve lokale, të cilët janë bazuar te Nikopoli aty pranë. Ai u zbulua më 1928 nga Misioni Arkeologjik Italian. Është baptisteri i dytë më i madh në Perandorinë Romake, kurse më i madhi ndodhet në Aja Sofia, Stamboll. Të gjitha aspektet e arkitekturës dhe të dekorimit (si dyshemeja me mozaik) e baptisterit është simbolikë e ritit të pagëzimit, me burimin në anën e tij të largët që përfaqëson burimin e jetës së përjetshme
|
Mozaiku i jashtëzakonshëm shumëngjyrësh i dyshemesë së Baptisterit të Butrintit, është një nga mozaikët më të kompletuar dhe më kompleks të të gjithë baptisterëve të asaj periudhe. Dizajni i përgjithshëm i dyshemesë konsiston në shtatë unaza, të cilat rrethojnë vendin e pagëzimit që ndodhet në qendër, duke e rritur numrin në tetë - numri kristian për shpëtim dhe përjetësi. Vëmendja e vizitorëve që kalojnë pragun e hyrjes kryesore, tërhiqet nga dy pallonj në një hardhi që rritet në një vazo të madhe. Pallonjtë simbolizojnë parajsën dhe pavdekshmërinë; vazoja dhe rrushi, Eukarsinë dhe gjakun e Krishtit. Në periudhën mesjetare ndërtesa u modifikua me diga guri dhe një apsidë gjysëm-rrethore; një dysheme me pllaka guri u vendos mbi mozaik. Në vende të tjera në qytet deri më tani janë gjetur tetë kisha, më domethënësja është e vendosur në fushë përballë kanalit të Vivarit.
|
![]() |
Butrinti i Hershëm Modern – Kalaja VenedikaseKalaja u ndërtua në shekullin 14 nga Venedikasit në majën e kodrës, në anën perëndimore të pllajës së gjerë të akropolit antik. Ndërtesa e mëparshme mesjetare e Butrintit – Kalaja e Akropolit – është gjerësisht një rikonstruksion i viteve 1930: një kullë e rëndësishme brenda një rrethimi pentagonal, me mure mbrojtëse me frëngji. Gjithsesi, fragmentet e fortesës së mëparshme janë të dukshme në një skicë të bërë nga Eduart Lear më 1857 po ashtu edhe nga fotografitë e marra nga arkeologu Italian Luigi Maria Ugolini në vitet 1920 dhe 1930: të dyja kombinohen për të transmetuar formën e vertetë të fuqishme të kalasë, me kullat e larta dhe oborret fqinje. Kalaja të ofron një pamje të qartë të ngushticës së Korfuzit dhe kanalit të Vivarit. Ndërtesat më të hershme u pastruan për t’i lënë vendin kalasë së re, e cila nisi me një fortifikim rrethues me kulla vrojtimi dhe me vetëm njëkullë të brendshme me dy kate. Një kullë e dytë (e njohur vetëm nga të dhënat e Ugolinit) u shtua më vonë brenda rrethimit mbrojtës: ndoshta ishte banesa e rojtarit. Në vitet 1930, italianët e ktheun atë në banesë për arkeologët që punonin në sit, si dhe në një muze të vogël. Muzeu i Butrintit, i vendosur brenda kështjellës së rikonstruktuar të kodrës së akropolit, me rrethimet moderne dhe elegante u rinovua dhe u rihap më 2005 për të shfaqur historinë e pasur dhe komplekse të kësaj treve. Muzeu e përshkruan historinë e Butrintit si një mikrokozmos të historisë mesdhetare, të lidhur ngushtë me pozicionimin e tij, një mikrorajon lagunor, me ilustrime me vlerë që paraqesin banesa të rikonstruktuara me urdhra të posacëm, si dhe me materiale të rëndësishme të arkivës. |